Qarkorja e re e Gjilanit 27 milionë euroshe, Hyseni thotë se do të kryhet për dy vjet
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 09 February 2024
Në kuadër të nismës “7 javë, 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe projektin e qarkores së re të Gjilanit.
Kryetari Hyseni tha se këto dy projekte do të realizohen brenda dy viteve të ardhshme.
“Në qarkoren ekzistuese, pas një qerek shekulli pritjeje, lajmi i mirë është që nga Ministria e Infrastrukturës e kemi të konfirmuar shpronësimin e pronave për 226 familje në vlerë prej 15 milionë euro. Ndërkaq, projekti përfshin riasfaltim të rrugës në gjerësi prej gjashtë metra, shtigje të biçikletave prej 1 metër gjerësi në dy anët e rrugës, trotuare në të dy anët në gjerësi prej dy metra. Vlera e këtij projekti është 2.7 milionë euro”, është shprehur kryetari Hyseni.
Ndërkaq, për qarkoren e re të Gjilanit, kryetari i Gjilanit tha se kostoja është rreth 27 milionë euro në tërësi, në 5 lote, në gjatësi prej 19.5 kilometra.
“Për vitin 2024 Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna ka marr përsipër që t’i realizojë dy lote, loti katër dhe loti pesë. Loti 5 e lidh rrugën e Prishtinës dhe rrugën e Ferizajt në gjatësi prej 5.7 kiliometra e në vlerë rreth 6 milionë euro që financohet nga ministria përkatëse. Ndërkaq, loti katër, i cili do financohet nga Komuna e Gjilanit, është nga rruga e Ferizajt, rruga e Kumanovës dhe rruga për Preshevë, afër shkollës së Velekincës”, tha ai.
Kryetari Hyseni tha se lajmi i mirë është që edhe shpronësimin e kësaj rruge nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit e ka marr përsipër Ministria e Infrastrukturës.
“Ajo që vlen të theksohet është që kjo rrugë ka katër korsi me elementet tjera përcjellëse dhe do të krijojë një brez të ri të zhvillimit të komunës sonë”, ka nënvizuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në koferencën për media. /RTK/
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...