Joe Biden flet sërish me të vdekurit, këtë herë “bisedon” me kancelarin Kohl
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 08 February 2024
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, që presidenti amerikan, Joe Biden ‘flet’ me kolegët që i kanë vdekur prej vitesh. Para pak ditësh, Biden tha se kishte folur me presidentin francez, François Miterrand, i cili ka ndërruar jetë thuajse tre dekada më parë.
Së fundmi, Biden pretendoi se ka folur me kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017.
Sipas Fox News, Biden po fliste në një takim fushate në Nju Jork, kur tha se Kohl i kishte bërë një pyetje. Ai tha se kancelari gjerman e kishte pyetur se çfarë do të thoshte nëse do mësonte se 1 mijë perosna kanë sulmuar parlamentin britanik, në përpjekje për t’i mohuar kryeministrit që të marrë detyrën.
Edhe pse këto dy gafa erdhën brenda pak ditësh, kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan flet me persona të vdekur. Në vitin 2022 ai po kërkonte në audiencë një kongresmen që kishte ndërruar jetë një muaj më parë.
Kurse në një aktivitet tjetër, ai tha se kishte folur me shpikësin e insulinës, edhe pse ai kishte ndërruar jetë kohë më parë. Në vitin 2019, ai pati deklaruar se kryeministrja britanike, Margaret Thatcher është e shqetësuar për Amerikën, në një kohë kur ajo ka vdekur në vitin 2013.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































