Sanduloviq jep detaje si u malt*etua nga BIA, thotë se prezent ishin edhe Radojçiq dhe Rakiq
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 07 February 2024
Ish-kandidati për president në Serbi, Nikolla Sandulloviq, u rrah brutalisht me 3 janar pasi publikoi video duke bërë homazhe në Prekaz. Në një intervistë për T7, ai dha detaje rreth asaj se çka përjetoi nga BIA serbe. Sandulloviq tha se nuk do të dorëzohet e do ta ekspozojë kriminalitetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.
Sanduloviq tha se në maltretimin e tij ka marrë pjesë edhe ish kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
“Ishin 2 me xhipa dhe 1 ishte jashtë furgonit dhe në prani të 2 policëve më kanë rrëmbyer. Mund t’i identifikoj me siguri shumë njerëz që ishin aty dhe me shumë gjasa mund të them se në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq, si dhe Zvonko Veselinoviç. Madje mund të them se edhe Goran Rakiq ishte natën. Ai ishte 1 në 5 persona. Krejt e kanë regjistruar në telefon. Gjithçka që më kanë bërë prej ores 2 e gjysmë deri në 9 të mbrëmjes. Dhe nuk i dhanë asnjë informatë familjes sime. Kam ende dhimbje ne zonën e brinjës në anën e majtë, ndaj më kanë thënë të vi në terapi dhe po presim momentin kur do të fillojë rikuperimi që të më përmirësohet paksa gjendja”, tha Sanduloviq.
Politikani serb që vitin e kaluar ishte pritur në zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, nuk është kontaktuar nga ky i fundit që prej lirimit të tij, megjithatë e falënderon Albin Kurtin për ngritjen e çështjes së rrëmbimit të tij dhe ndihmën për lirim.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Kurti prej lirimit. Unë mendoj se ai ka bërë mjaft me faktin që ka kontaktuar familjen sa isha i rrëmbyer dhe ai ishte vërtet i përditësuar për të ngritur çështjen dhe për të më ndihmuar të lirohem në mënyrë që të mund të mjekohem. Nuk kam pasur asnjë mesazh nga Aleksandar Vuçiq. A e ke parë gazetarët shqiptarë që pyesnin çfarë është duke ndodhur me mua? Sa për rrahjet, ai do heshtë gjatë, ai shtiret si i çmendur sepse është i mësuar që të gjitha veprave të tij kriminale t’u përgjigjet me heshtje dhe injorim, por sa të jem gjallë nuk do ta lë të ndodhë kjo. Kjo sqaron edhe se ai mban përgjegjësi të plotë, sepse nëse dikush nuk mundet të të rrah me orë të tëra në një institucion që përfaqëson qeverinë”, deklaroi Sanduloviq.
Sanduloviq tha se Vuçiqi e ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë.
“Ai nuk rrah askënd, as nuk ndjek penalisht askënd. Ata shpesh fitojnë këtu dhe madje janë të pranishëm kudo. Ne do të mundohemi ta shpërfaqim se Radojçiq nuk ishte në gjendje të punonte i vetëm. Kjo tregon se sa mbrohet drejtpërdrejt nga Vuçiq. Ai e ka Radojçiqin levë kryesore në Kosovë, me gjithë frikësimet që ia bën popullit. E patë që populli serb u ngrit në ato pjesë të caktuara dhe e etiketuan atë si kriminel dhe e shihni se shqetësimet e tij janë të ngritura. Njerëzit pushuan së frikësuari. Mendoj se ky është fillimi i fundit të atij regjimi dhe atij grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq”, tha Sanduloviq për T7.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...