Sport

E ardhmja e Giroud në dyshim, agjenti “i shkel syrin” Milanit

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 07 February 2024

Olivier Giroud është një nga shtyllat e Milanit këtë sezon, por e ardhmja e veteranit francez te kuqezinjtë është e gjitha për t’u vendosur, pasi kontrata mes palëve përfundon në qershor të këtij viti.

Ndonëse 38 vitet mbi supe janë thjesht numra për Giroud, te Milani nuk duken ende të bindur t’i ofrojnë një kontratë të re, ndërsa vetë sulmuesi duket se është gati të vazhdojë më gjatë aventurën e tij kuqezi.

Ka qenë përfaqësuesi i Giroud, Vincenzo Morabito, ai që ka deklaruar se sulmuesi ndihet shumë mirë në Milano dhe se tashmë u takon kuqezinjve të hedhin hapin e radhës.

-Advertisement-

“Giroud ndihet shumë mirë në Milano dhe do të dëshironte të vazhdonte, por tango kërcehet dyshe. Ai ka refuzuar milionat arabe, pasi mendon më gjatë për familjen dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën kuqezi. Është një nga sulmuesit e paktë që dinë të mbajnë lart skuadrën, por vendimi final i takon Milanit”, u shpreh Morabito.

Olivier Giroud iu bashkua Milanit në verën e 2021-shit dhe në tre sezone me fanellën kuqezi dhe në 112 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar edhe 44 gola në të gjithë kompeticionet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera