Zbuloni shifrën marramendëse të varëses që Dua Lipa vendosi në “Grammy Awards”
Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 07 February 2024
Ylli i muzikës pop Dua Lipa mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë.
Por një detaj jo i vogël në look-un e saj ishte varësja me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.
Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha. Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante. Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor. Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz. Dua është autore e hitit “Neë Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe së fundmi edhe e “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” në bashkëpunim me Tame Impala. Lipa është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.
Ndërkaq, ylli i muzikës pop dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills. Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer me Callum. “Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”- tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























