Feith: Kosova të ketë kujdes, të mos bëjë gabime të panevojshme
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 05 February 2024
Diplomati holandez, Pieter Feith, ani pse ka përfunduar misionin për Kosovën, vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i përcjell me vëmendje zhvillimet politike në vend.
Andaj Feith, i ka sugjeruar qeverisë Kurti që në këtë periudhë të mos bëjë gabime të panevojshme, duke i pasur parasysh zhvillimet gjeopolitike. Megjithatë, ai thotë se i kupton vështirësitë me të cilat po ballafaqohet shteti më i ri në Evropë.
“Do të sugjeroja që Kosova të vazhdojë me këtë moment, dhe të arrijë rezultate. E dimë që s’do të jetë lehtë ashtu siç nuk ishte deri tash, sepse Serbia udhëhiqet nga një sundues autoritar, i cili është i paparashikueshëm. E dini që tash jemi në mes të një krize gjeopolitike, dhe situata e sigurisë është shumë, shumë e vështirë për momentin. E dimë pozicionin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë dhe miqësia me z. Putin nuk është mirë e pranuar në Bruksel. Është mese e qartë se Aleksandar Vuçiq nuk është duke bërë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë në këtë fazë Kosova nuk duhet të bëjë gabime të panevojshme. Mendoj që qasja e Kurtit në dialog ka qenë ma nacionaliste krahasuar me udhëheqësit e kaluar, por duhet thënë se është treguar edhe konstruktiv”, ka deklaruar ai.
Diplomati holandez, ka folur edhe për zgjedhjet evropiane që do të mbahen këtë vit. Sipas tij partitë e djathta në Evropë mund të paraqesin rrezik për Kosovën, mirëpo siç thotë ai nuk ka arsye për panik.
Ai tutje konsideron se ndërmjetësuesi Lajçak ka bërë një punë të mirë në dialog, dhe se duhet t’i vazhdohet mandati.
“Do të ketë rreziqe në të ardhmen, jo vetëm nga zgjedhjet evropiane që do të sjellin para më shumë parti të djathta, por edhe me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, që mund t’ sjellin z. Trump mandatin e dytë. Pritjet nuk janë shumë pozitive, por nuk ka arsye për panik, nuk ka arsye të mendohet që BE-ja do të ndryshojë pozitën ndaj Kosovës. Vlerësoj se z.Lajçak ka shfaqur energji të madhe në shtyrje para të procesit dhe ruajtjen e momentit. Nëse nuk ka mjaft progres deri tash nuk mendoj që mund të fajësojmë z. Lajçak për këtë. Është e rëndësishme të kemi një afrim, dhe përmenda disa nga problemet që Kosova përballet me Serbinë për momentin”, ka shtuar ai.
Krejt në fund Feith thotë se ka zhgënjim në Bruksel për mënyrën se si po sillet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Mendoj që në bazë të dëshmive dhe fakteve rreth këtij sulmi, mendoj që ka supozim të qartë që ky sulm s’do të ndodhte pa përkrahjen e institucioneve të qeverisë serbe. Ka një pakënaqësi të madhe rreth politikave të z. Vuçiq ndaj Kosovës. Pos afrimit të lidhjeve të Serbisë me Rusinë, është edhe ky moment brengosës. Sa i përket Brukselit, nuk është e qartë, nëse Vuçiçi preferon të jetë anëtar i BE-së, ose nëse preferon të jetë në një linjë me Rusinë, nuk është akoma e qartë. Por ajo që mund të thuhet është se nuk ka përkushtim të fuqishëm nga ana e Beogradit, për të shënuar progres drejt anëtarësimit në BE”.
Nga blloku evropian kanë bërë të ditur se janë duke punuar për t’i bindur palët që të ulen sërish ne tryezën e bisedimeve./teve1
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...