Lajme

Anulimi i shkëmbimit të pronave në Badoc, VV thërret seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 February 2024

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se do të thërras seancë të jashtëzakonshme në lidhje me anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, do thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten. Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike.  Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera