Kosova dhe Shqipëria me tekstin e dytë të përbashkët mësimor për diasporën
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 02 February 2024
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se bashkë me homologen e saj në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar urdhërvendimin për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll.
Nagavci përmes një postimi në Facebook tha se ky do tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve në mërgatë.
“Bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, nënshkruam sot Urdhër/vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll. Ky tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve tanë në mërgatë”, thuhet në njoftimin e saj.
Nagavci është shprehur se ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës.
“Ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe veprojnë bashkëkombasit tanë. Deri tani kemi finalizuar tekstin mësimor për Nivelin I, tashmë Niveli II është gati, dhe gjatë muajit shkurt do të shpallet konkursi për tekstin e Nivelit III”.
“Vazhdojmë bashkëpunimet edhe për nisma të tjera të përbashkëta mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit. Si Ministri e Arsimit në Kosovë mbesim të përkushtuar në avancimin e vlerave akademike e shoqërore, dhe këtë po e bëjmë përmes bashkëpunimit me bazë të gjerë”, shkroi tutje ministrja.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...