Ndryshimet në skemën pensionale, SBASHK kërkon nga grupet parlamentare opozitare ta dërgojnë në Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 02 Shkurt 2024
Përfaqësuesit e SBASHK-ut sot janë takuar me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim, Ardian Gola, për, siç tha, të shprehur shqetësimet lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimorë.
Pas takimit me Golën, SBASHK u ka dërguar shkresa për takime shefave të grupeve parlamentare Mimoza Kusari Lila, Abelard Tahiri, Arben Gashi, Besnik Tahiri e Enis Kervan.
Ndërkaq, nga grupet parlamentare opozitare kanë kërkuar që të marrin iniciativën dhe të dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe përfaqësuesi i Grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar, z. Abelard Tahirit dhe z. Driton Selamanajt duke i lutur që të analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t’u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
SBASHK tha se pret që javën e ardhshme të kenë takime edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, të AAK-së Besnik Tahiri dhe të Grupit Parlamentar Multietnik Enis Kervan./

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































