Lajme

Mbikalimi dhe nënkalimi në Veternik, kontrata e ndërtimit kap vlerën 8 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 02 February 2024

Në web-faqen zyrtare të e-Prokurimit është publikuar kontrata për ndërtimin e urës ( Mbi kalimi dhe nën kalimi për vetura dhe automjete ) në Veternik mbi Rrugën A.

Vlera e parashikuar për ndërtimin e kësaj ure kap shifrën 8 milionë euro.

Ky është projekt i përbashkët mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

-Advertisement-

Detaje se kur do të nis ky projekt ende nuk janë publikuar.

Rruga në Veternik është cilësuar si një ndër rrugët më të rrezikshme për këmbësorë. Në mungesë të mbikalimeve, qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën në vende që janë të rrezikshme për ta.

Në vitet e fundit, në këtë pjesë të Prishtinës, disa qytetarë janë goditur për vdekje nga vetura, po ashtu kanë ndodhur edhe numër i madh i aksidenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera