Lajme

Bislimi: I kemi dërguar BE-së raport 48 faqesh për Banjskën, prokuroria ta bëjë publik

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 January 2024

Zëvendëskryeministri i vendit për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtar një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë.

Por, sipas Bislimit, raportin duhet ta publikojë prokurori dhe jo qeveria, teksa i kërkoi ndihmë anëtarëve të Komisionit për Integrim nga radhët e opozitës që të bëjnë presion publik mbi prokurorinë që ta bëjë publik raportin.

“Ne po bëjmë presion publik. Bëni edhe ju presion që le të publikohet raporti. Ndihmona që prokuroria ta publikojë raportin, ta nxjerr fletarrestin për Radoiçiqin dhe kriminelët e tjerë, ndihmona në këtë drejtim”, tha Bislimi.
Më tej, ai tha se sa herë sillet Radoiçiqi i lirë rreth veriut dhe sa herë Serbia nëpër kampet e saj përgatitë dhe trajon të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera