Ekonomi

Nga qepët tek patatet, Kosova shpenzoi dhjetëra miliona euro për import

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 23 January 2024

Raporti mes eksportit dhe importit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar.

Edhe vitin që lamë pas, vendi ynë shumë më tepër importoi produkte se që eksportoi.

Eksportet e Kosovës në vitin 2023 ishin rreth 820 milionë euro, derisa importet ishin 5.77 miliardë euro.

-Advertisement-

Por befasuese është se Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit edhe sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës të cilave u është referuar Instituti GAP, gjatë vitit që lamë pas vendi ynë ka importuar rreth 12 milionë euro domate.

Po sipas këtyre të dhënave, për importimin e patateve, janë paguar 6.3 milionë euro.

Edhe për qepë dhe molla, të cilat kultivohen mjaft shumë edhe në Kosovë, janë shpenzuar shifra të mëdha parash.

Derisa për importimin e mollëve nga vendet e rajonit e më gjerë janë shpenzuar 5.6 milionë euro, për qepë u shpenzuan 4.8 milionë euro.

Kosova importoi edhe rrush gjatë vitit 2023, pavarësisht që vendi ynë njihet për kultivimin e rrushit cilësor.

Plotë 3.4 milionë euro u shpenzuan për importin e rrushit, referuar të dhënave të Doganës së Kosovës.

Mbi 2 milionë euro u shpenzuan edhe për importin e kumbullave, derisa disa qindra mijëra euro u dhanë për të sjellë në Kosovë kumbulla, qershi, hudhra e luleshtrydhe.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera