Lajme

Reshjet e borës, Gjakova dhe Peja ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 20 January 2024

Gjakova dhe Peja janë duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike, pas reshjeve të borës dhe erërave të forta.

KEDS ka njoftuar se paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës.

“Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa Dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre. KEDS informon të gjithë konsumatorët e afektuar se po punohet intensivisht deri në rikthimin në funksion të energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët, për çka kërkon mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera