Një person po qëndron në murin e pendës së liqenit të Livoçit, policia e psikologu po negociojnë me të
Autori: Gazeta inFokus
22:45 | 19 January 2024
Të premten mbrëma një person është parë duke qëndruar në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.
Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se sot rreth orës 19:40 kanë pranuar informacionin se një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit.
Hashani ka treguar se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional. Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.
“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani per Infokus./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































