Lulzim Basha propozon që Shqipëria t’i ndajë Kosovës 50 milionë euro për pajisje ushtarake
Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 19 January 2024
Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për ndarjen e 50 milionë eurove për Kosovën, të destinuara për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Këtë ai e bëri me dije gjatë një konference për media, teksa theksoi se në Shqipëri nuk flitet shumë për rrezikun e destabilizimit në rajon, apo situatën kritike në veri të Kosovës, e cila i ka dhënë sinjalet se mund të kthehet në fuçinë e barutit për të ndezur konfliktin në shkallë të gjerë.
Duke kritikuar sërish buxhetin e kaluar në vetëm katër minuta seancë në Parlament, ai tha se është jetike që Kosovës t’i vihet në ndihmë dhe është detyrë e Shqipërisë ta asistojë atë në çështjet e sigurisë.
Ndaj, ai të hënën do të depozitojë në Kuvend edhe amendimin për shpërndarjen në buxhet të këtij fondi prej 50 milionë eurosh.
Një fjalë, ai nuk e kurseu as për ngjarjet në Banjskë, duke i quajtur të pahetuara.
“Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar”, theksoi ai.
Teksa partnerët strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre, sipas Bashës, në Tiranë, nuk dëgjohet gjë tjetër veç “kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi”.
Për sigurinë kombëtare ndërkaq, asnjë nuk flet sipas tij.
Megjithatë, opozita do të kryejë detyrën e saj, siç përshkroi Basha, përfshi me mbështetjen ndaj Kosovës dhe do të kërkojë hapa aktivë për këtë.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...




























