Lajme

Haradinaj tha se mund ta pranojnë në koalicion edhe LDK-në, Hykmete Bajrami i përgjigjet atij

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 18 January 2024

Hykmete Bajrami nga LDK i është përgjigjur kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj i cili tha se mund ta pranojnë LDK’në dhe partitë tjera në koalicionin që e kanë nënshkruar dje me Nismën.

Sipas saj LDK nuk ka nevojë për koalicione parazgjedhore, sepse siç tha ajo LDK është duke punuar dhe duke hartuar agjendën për vitin 2024.

“Ne po punojmë shumë. E dini se kemi kaluar nëpër një proces zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës. Sot i kemi 877 degë aktive, 35 mijë qytetarë të vendit kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Statistikat, të gjitha matjet e brendshme, na qesin që jemi shumë mirë, jashtëzakonisht mirë. Ne nuk e shohim, në këtë moment, as edhe një nevojë që të kemi koalicione parazgjedhore. Jemi duke punuar, tani jemi duke e hartuar agjendën me aktivitete në terren për vitin 2024. Jemi partia e vetme që e kemi programin qeverisës të gatshëm, do të dalim ta diskutojmë me qytetarët por sa i përket koalicionit të djeshëm, ne vetëm ju urojmë suksese”, tha ajo në “Frontal” të T7

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera