Ushtria amerikane valë të re goditjesh kundër objektivave të lëvizjes Houthi në Jemen: Po shfrytëzojnë situatën për të sulmuar…
Autori: Gazeta inFokus
07:55 | 18 January 2024
Ushtria amerikane ndërmorri një valë të re goditjesh kundër objektivave të kontrolluara nga organizata terroriste Houthi në Jemen.
Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së mërkurës, nga anijet dhe nëndetëset amerikane, vala e katërt e sulmeve brenda pak ditësh, vunë në shënjestër të drejtpërdrejt grupin me bazë në Jemen që mbështetet nga Irani, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme.
Sulmet e ndërmarra nga Deti i Kuq goditën më shumë se një duzinë objektivash, thanë zyrtarët amerikanë. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara e rikthyen lëvizjen Houthi në listën e organizatave terroriste. Sanksionet kundër organizatave terroriste synojnë t’i shkëputin ato nga burimet financiare.
Pavarësisht sanksioneve dhe sulmeve ushtarake, përfshirë një operacion në shkallë të gjerë të premten nga luftanijet dhe avionët amerikanë dhe britanikë që goditën më shumë se 60 objektiva në të gjithë Jemenin, organizata terroriste Houthi vazhdon fushatën e sulmeve kundër anijeve tregtare dhe ushtarake. Incidenti i fundit ndodhi të mërkurën kur një dron kamikaz i lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga lëvizja Houthi në Jemen goditi në Gjirin e Adenit anijen e transportit “M/V Genco Picardy” që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe është nën pronësi amerikane.
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të fuqishme ndaj Iranit që ta ndalojë armatosjen e lëvizjes Houthi. Bastisja e një anije me vela nga forcat amerikane të enjten ndërpreu furnizimin nga Irani të lëvizjes Houthi me pjesë raketash balistike, thanë Shtetet e Bashkuara. Dy pjesëtarë të marinës amerikane ende figurojnë të zhdukur pasi njëri prej tyre u rrëzua nga anija nga një valë e madhe gjatë konfiskimit dhe tjetri u hodh për ta shpëtuar kolegun e tij.
Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder tha të mërkurën se SHBA-të do të vazhdojnë veprimet ushtarake për të parandaluar sulme të mëtejshme nga lëvizja Houthi.
“Ata po e shfrytëzojnë këtë situatë për të kryer sulme kundër anijeve nga më shumë se 50 vende të botës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në rajon për t’i parandaluar sulmet ose për t’i penguar ato në të ardhmen”, tha zëdhënësi i Pentagonit.
Që nga operacionet amerikane dhe britanike të së premtes, në rajon kanë ndodhur disa incidente. Gjatë fundjavës, lëvizja Houthi qëlloi me raketë në drejtim të një destrojeri amerikan, i cili e eliminoi kërcënimin. Të hënën, grupi terrorist goditi një anije tregtare amerikane në Gjirin e Adenit dhe të martën qëlloi një anije që lundronte në Detin e Kuq nën flamurin e Maltës.
Shtetet e Bashkuara reaguan të martën duke goditur katër raketa balistike që po përgatiteshin për t’u lëshuar dhe përbënin kërcënim për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon.
Disa orë më vonë, lëvizja Houthi mori përgjegjësinë për sulmin kundër anijes së transportit Zografia që lundronte nën flamurin e Maltës. Anija vazhdoi lundrim dhe njoftoi se nuk kishte të lënduar./VOA

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































