Lajme

Kurti në takim me Viola von Cramon: Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 14 January 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera