Sport

Pep Guardiola zbulon shkallën e vërtetë të dëmtimit dhe mungesën e Haaland

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 13 January 2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola zbuloi se Erling Haaland do të mungojë deri në fund të janarit për shkak të lëndimit të tij në këmbë, por Kevin De Bruyne mund të startojë kundër Neëcastle United.

Sulmuesi norvegjez ishte rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes hapëse të FA Cup kundër Huddersfield, por nuk është ende 100 për qind për t’u paraqitur në një ndeshje konkurruese.

Guardiola kishte insistuar vazhdimisht se ai nuk do të rrezikonte me golashënuesin e tyre kryesor dhe trajneri duket se i ka qëndruar pas fjalëve të tij, pasi ai tani është jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

-Advertisement-

“Erling është jashtë fushe. Është kocka e këmbës. Duhet kohë. Me çdo dëmtim mund të bësh çfarë të duash, por është çështje kohe”, ka thënë fillimisht Guardiola për gazetarët.

“Është mirë, por mjekët vendosën të ndalojnë për një javë dhe ndoshta të rifillojnë me të në Abu Dhabi”.

“Shpresojmë, në fund të këtij muaji, ai do të jetë gati. Ishte pak më shumë nga sa prisnim në fillim”.

“Ne kemi nevojë për të. Shpresojmë që ai të kthehet dhe të luajë katër ose pesë muajt e fundit pa problem”, përfundoi trajneri i Cityt. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera