Përveç raketave “Javelin”, çfarë pajisje të tjera amerikane do të blejë Kosova?
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 12 January 2024
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar vendimin që t’i shes Kosovës raketa antitank “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi dje certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin amerikan për këtë shitje të mundshme.
Sipas Agjencisë, Kosova ka kërkuar të blejë 246 raketa “Javelin FGM-148F”.
Por, jo vetëm raketat, ushtria jonë do të merr edhe pajisje të tjera ushtarake, transmeton Telegrafi.
Forcat e Armatosura të Kosovës pritet të pajisen edhe me 24 njësi lëshuese LWCLU (Light Weight Command Launch Unit); Stacionet e instruktorëve të trajnimit në natyrë (OTIS); Stacione simulimi të raketave; Njësitë e ftohësit të baterisë (BCU); Integrimi i Sistemit dhe ‘Checkout’ (SICO); Mbështetja e Ciklit të Jetës (LCS); Manuali Teknik Elektronik Interaktiv i Kufizuar Javelin (IETM); Manuali i Operatorit Javelin dhe Asistenca Teknike (TAGM); Mjetet stërvitëse të gjuajtjes; Trajnimi i Oficerit Teknik të Municioneve (ATO); Trajnim për mirëmbajtjen e raketës si dhe elementë të tjerë të logjistikës dhe mbështetjes së programit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kontraktorët kryesorë do të jenë Javelin Joint Venture ndërmjet Lockheed Martin në Orlando, Florida dhe Raytheon Missiles dhe Defense në Tucson, Arizona.
Kjo shitje e propozuar thuhet se do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë.
Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial për të përmbushur kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare. Kosova nuk do ta ketë të vështirë të absorbojë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura.
Sipas të dhënave nga buxheti i mbrojtjes së Ushtrisë Amerikane, çmimi i një njësie komanduese lëshuese (LCU) është rreth 311 mijë dollarë, ndërsa çmimi i një rakete është 263 mijë dollarë, kështu që në rast të prokurimit, Prishtina do ta merrte sistemin anti-tank me çmim pothuajse identik me atë të ushtrisë amerikane, raporton N1
Theksojmë se në fillim të vitit 2023, Kroacia ka porositur raketa “Javelin” në vlerë të 25 milionë eurove.
Në maj të vitit 2023, Australia kërkoi blerjen e 255 raketave për 60 milionë dollarë, por pa një sasi të madhe pajisjesh, duke qenë se tashmë e ka sistemin në përdorim prej vitesh.
Në dhjetor të vitit 2023, Rumania kërkoi blerjen e 263 raketave “Javelin” dhe 26 njësive lëshuese për 80 milionë dollarë. /Telegrafi/
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...