Ish-ministri serb i mbrojtjes: Militarizimi i Kosovës nuk është lajm i mirë për Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 12 January 2024
“Që nga momenti kur u formuani ishte e qartë se pushteti i Kosovës synojnë që këto forca të jenë shtylla kurrizore e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës”, ka thënë ish-ministri i serb i mbrojtjes dhe themeluesi i Këshillit serb për Politika Strategjike, Dragan Shutanovac.
“Ju kujtoj se vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës e kishte marrë parlamenti në vitin 2018, por që atëherë zyrtarët e NATO-s praktikisht e ngadalësuan atë”, ka pretenduar Shutanovac.
Ai ka shtuar se me “blerjet e fundit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, përfshirë dronët turq, dhe veçanërisht me synimin për pajisjen e FSK-së me raketa antitank, Kosova praktikisht do të ketë një ushtri, e cila sigurisht paraqet një “sfidë të re” të sigurisë në rajon”, transmeton Paparaci.
“Militarizimi i Kosovës nuk është një lajm i mirë si për Beogradin ashtu edhe për vendet përreth, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është përballur me rebelime të armatosura që synojnë shkëputjen e një pjese të territorit dhe formimin e “Shqipërisë së Madhe” që është “baza e aktiviteteve politike” si të ekstremistëve ashtu edhe të Kurtit”, ka pretenduar Shutanovac.
“Pa dyshim, ky nuk është lajm inkurajues. Në vend që në Kosovë mjetet të investohen në policinë kriminale, në ndërtimin e ambientit për funksionimin e një shoqërie multietnike, ky lloj zhvillimi çon pikërisht në ngritje të mëtejshme të tensioneve”, ka përfunduar ish-ministri serb i mbrojtjes.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































