Lajme

Liburn Aliu falënderon Vjosa Osmanin për heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 11 January 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka falënderuar publikisht presidenten e vendit, Vjosa Osmani për heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aliu ka thënë se presidentja Osmani gjatë takimit me presidentin e Emiratave, i ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu

Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartëmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar.

Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera