Jasharaj i reagon Nagavcit: Mësimdhënësit duan avancim, por pa nënçmim e degradim
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 10 January 2024
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres Nagavci në lidhje me deklaratën e saj se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testit me shkrim.
Jasharaj ka thënë se sa të ketë SBASHK nuk do të ketë test me shkrim për mësimdhënësit.
“Shumë herë e kam ngritur zërin në mbrojte të punëtorëve të arsimit se e kam ndjerë borxh edhe ndaj atyre më të cilët e kemi mbrojtur arsimim shqip në vitet e 90-ta. Kam thënë duke u bazuar në zërin e anëtarësisë se ka greva . Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBASHK nuk do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve . Kam kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por ajo e mban e vazhdon ta mbaj inatin për grevën dhe nuk pranon takime. Punëtorët e arsimit duhet të dinë edhe ca të vërteta të tjera nga “miqësia” për ta e Ministres Nagavci. Ajo kurrë, edhe pse e kishim lutur të bëhet zë i arsimit në Qeveri, nuk e tha as edhe një fjalë për kushtet e punës me shkumës e shpuzë . Ajo kurrë nuk kundërshtoi n ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 1010 euro, që në arsim shton zhgënjimin dhe arsye për ta lënë këtë profesion, ngase rritja është nënçmuese për vetëm 28 euro.”
Ai tha se punëtorët e arsimit duhet ta dinë që ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri.
“Punëtorët e arsimit duhet ta dinë se Ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri edhe pse SBASHK e kishte lutur vazhdimisht që ta bënte këtë. Ministrja Nagavci duke e parë se në Këshillin Shtetëror për Licencim nuk mund t’i kalojë planet e saj kundër mësuesve të Kosovës pa u bërë publike e pa u zhvilluar debate udhëzoi bashkëpunëtorët e saj dhe do të tjerë dhe e hoqën nga përbërja e Këshillit Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënëse përfaqësuesin e vetëm të tyre, pra SBASHK-un e pse ? Për të bërë eksperimente e për të vendosur çdo gjë kundër punëtorëve të arsimit e pa pasur kush të kundërshtoj e të bëj publike këto angazhime të saj. Në prillin e vitit të kaluar ishte vendosur të shpallej ftesa për trajnime dhe ishte vendosur që deri atëherë trajnimet që janë në proces të vazhdonin, por zonja Nagavci kishte ndalur këtë mundësi. Një vit e më shumë kaluan dhe ende nuk është saktësuar se cilat trajnime do të licencohen dhe nuk dihet se cilat do të licencohen sepse përfaqësuesi i punëtorëve të arsimit nuk është në Këshillin Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve. Nuk është në këtë Këshill sepse i ka penguar zonjës Nagavci e të tjerëve që kanë dashur tanënçmojnë mësuesin e ta mbajnë nën tensionin e të ashtuquajtur test .”
Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit duan avancim, mirëpo me marrëveshje dhe pa degradim dhe pa nënçmim.
“Punëtorë të arsimit, duke ruajtur besimin që kam nga ju dhe duke iu përgjigjur interesimit të shumë medieve, e në pa mundësi që të jem në krye të këtyre deklarimeve për secilën veç për arsye të këtij gripit sezonal, po deklarohem publikisht se nuk kemi as edhe një informatë zyrtare se çfarë o mendon ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim . Ndoshta, duke joshur me gradimin , e ka plan për t’ju dërguar e për t’ju degraduar të gjithëve me testin me shkrim për njohuritë tuaja . Ajo po vendos vet pa përfaqësues të SBASHK-ut, të prindërve , të kolegjiumit të drejtorëve , të Asociacionit ë Komunave . Kujdes . Duam avancim , por me marrëveshje dhe pa degradim e nënçmim të gjithë arritjeve tona në gjithë ato vite të studimeve.”
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...