Lajme

Aktakuzë kundër 27 personave, dyshohet se u mundësuan mbi 700 personave kalimin nga Shqipëria përmes terroritorit të Kosovës për në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 10 January 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 27 personave, të cilët dyshohen për kontrabandim të migrantëve, kryesisht shtetasve sirian.

Aktakuza është ngritur kundër: M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se kanë mundësuar kalimin e më shumë se 700 personave nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.

-Advertisement-

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera