Lajme

Fillon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar në katër komuna të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 09 January 2024

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.

Procedura sipas MSH-së do të jetë e njëjtë sikurse aplikimet e mëhershme që janë bërë në e-Kosova.

-Advertisement-

“Për të përzgjedhur mjekun tuaj familjar duhet të keni një profil aktiv në platformën eKosova”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja megjithatë thotë se projekti do të jetë vetëm në disa lagje të Prishtinës dhe në komunat Prizren, Lipjan e Istog.

“Për vëmendje: Ky pilot projekt filloi zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 – Ulpianë dhe QMF6 – Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog”, ka deklaruar tutje Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera