Lajme

Diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova mund të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 09 January 2024

Diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova, mund të udhëtojnë pa viza drejt Arabisë Saudite pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij, Waleed Abdulkarim El Khereiji.

“Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

-Advertisement-

“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy