Lajme

Joseph: Njohja e pasaportës nga Spanja, hapë perspektivë të re për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 09 January 2024

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph ka folur gjerësisht për Ballkanin perëndimor, duke u fokusuar të zhvillimet e fundit në Kosovë, Serbi dhe më gjer.

Profesori Edward Joseph, ka thënë se është lajm i mirë që Spanja e  ka njohur pasaportën e Kosovës. Sipas tij është e rëndësishme sepse Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe ka qëndrim më të rreptë me Kosovën nga pesë shtetet e BE-së mosnjohëse të shtetit.

Ai ka deklaruar se pasaporta lëshohet vetëm nga shtetet dhe Spanja e ka njohur atë, ajo nuk e njeh vetëm shtetësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Sipas tij, ky vendim Spanjës hapë perspektiv të re për Kosovën në proceset integruese.

“Spanja mund të përdorë të njëjtën procedurë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe kjo do të thotë që Serbia nuk mund të bëjë asgjë. Por, Kosova duhet të bëjë hapa përpara. Hapi i parë është ndryshimi i situatës në veri, duke mbajtur zgjedhje të reja”, ka theksuar ai.

Profesori amerikan ka folur edhe për njohjen e targave RKS nga Serbia, të cilin e ka quajtur hap pozitiv.

“Kjo nuk është dhuratë nga Beogradi, por serbët e Kosovës e kanë kuptuar së targat janë të nevojshme”, theksoi ai në ‘Lajmet e fundit’ në RTK.

Joseph gjatë intervistës ka thënë se Kosova, duhet t’i dëgjoj partnerët ndërkombëtar dhe sa më shpejt t’i mbajë zgjedhjet e reja lokale në katër komunat në veri.

“Kosova ka përgjegjësit e veta. Kryeministri Kurti i ka përgjegjësit e tij për tensione në Kosovë. Thirrja ime e vazhdueshme ka qenë që Kosovë të jetë e kundërta e Aleksandër Vuçiqit dhe të bëjë përpjekje maksimale që t’i përafroj serbët e Kosovës. E kjo ka të bëjë me zgjedhjet e reja në veri që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe në Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Joseph ka theksuar se kryeministri Kurti nuk i ka dëgjuar SHBA-në, ambasadorin Hanovier, nuk i ka dëgjuar NATO-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë e tjerë, që kanë kërkuar që të mos i dërgoj kryetarët e komunave në veri dhe ky ka qenë gabim.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph foli është për qëndrimin e SHBA-së në raport me Serbinë. Sipas tij gabimi i SHBA-së ka qenë qasja e butë ndaj Vuçiqit.

“SHBA-ja në thelb projekton frikë nga Beogradi, të cilën presidenti Vuçiq e interpreton saktë dhe e shfrytëzon. E gjitha kjo shkon natyrisht në dobi të aleatit të tij, që është Rusia”, ka theksuar ai, dukë shtuar se presidenti Biden e kupton mirë Ballkanin, por administrata e tij ka dështuar.

Ka folur edhe për rrahjen e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, nga BIA serbe, i cili edhe u paraburgosë në Serbi me arsyetimin e gjykatës se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare e të intolerancës.

“Nëse faktet janë ashtu si pretendohet situata është tejet serioze. Gjithsesi, janë serioze edhe për SHBA-në dhe BE-në që duhet ta trajtojnë atë”, ka thënë ai.

Sipas tij, presidenti serb Vuçiq është lider klasik autokrat që përpiqet të marr gjithë kontrollin, duke e margjinalizuar opozitën. Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ka thënë se kanë qenë të padrejta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera