Lajme

Ankesat e qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë, reagon MINT: Do të ndërmerren veprime sipas ligjeve në fuqi

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 05 January 2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se është duke përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Kosovë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

MINT-i ka bërë të ditur se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të këtij dikasteri, vetëm gjatë ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, kanë thënë se mbeten maksimalisht të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit, “për çka iu bëjnë thirrje qytetarëve që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected]”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera