Lajme

Serbia po e rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 04 January 2024

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, tha se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Pas 13 vitesh duhet të plotësojmë ekipin rezervë. 13 breza prej nesh u larguan nga Forcat e Armatosura, nuk kishte shërbim të detyrueshëm ushtarak. Nevojat tona të sigurisë janë të kemi rekrutë të rinj që janë gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur vendin. Ne i kuptojmë rreziqet e sigurisë. Kjo nuk është vetëm një nevojë karakteristike e Serbisë, shumë vende evropiane e aktivizojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, shpjegoi Vuçeviq.

-Advertisement-

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, “si organi më i lartë ekspert dhe shtabi për përgatitjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura të Serbisë në paqe dhe luftë, me qëllim të ngritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Serbisë, përmes përtëritjes dhe përmirësimit të plotësimit dhe stërvitjes së përbërjes aktive dhe rezervë, nisi nismën dhe i propozoi Presidentit të Republikës dhe komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rikthimin e detyrimit për të shërbyer në shërbimin ushtarak, për deri në katër muaj”.

Siç shkruan “Danas”, propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë “vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Republika e Serbisë si një vend ushtarakisht neutral, të cilat imponuan nevojën e përshtatjes së modelit të plotësimit të Forcave të Armatosura Serbe, gjë që do të mundësonte forcimin e potencialit të përgjithshëm të rekrutimit dhe trajnimin e një numri më të madh të qytetarëve për të mbrojtur vendin tonë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera