Krasniqi: Qoftë viti 2024 – testament për përkushtimin tonë në ndërtimin e një Kosove më të begatë
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 December 2023
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një videoadresimi u ka uruar qytetarëve më shumë lumturi, prosperitet e perspektivë në Vitin e Ri 2024.
Ai ka uruar që në vitin që po vjen të ketë vende të reja pune, mbështetje për sipërmarrësit, kushte më të mira për policët, mjekët, mësuesit, rritje të mirëqenies sociale për kategoritë në nevojë.
“Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbushur me shpresë, gëzim dhe mundësi të pakufishme. Qoftë ky vit një testament për shpirtin tonë të palëkundur dhe përkushtimin tonë për ndërtimin e një Kosove më të ndritshme dhe më të begatë”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i PDK-së ka theksuar që edhe ky vit, i cili siç tha ai u përcoll me ekonomi të rënduar, sanksione nga BE, drejtësi të mohuar, demokraci të lënduar, shëndetësi e arsimi të degraduar dhe shuarje të diplomacisë, nuk ishte i lehtë për Kosovën.
“Të gjitha, fatkeqësisht, ishin në regres. Vetëm arroganca e papërgjegjësia në qeverisje shënuan progres. Kjo nuk është Kosova që e meritojmë. Kjo nuk është Kosova që e duam. Kjo nuk është Kosova për të cilën kemi punuar e sakrifikuar”, theksoi Krasniqi.
“Kosova është krenari e përhershme. Në kohë edhe më të vështira kemi dalë fitimtarë, më të fortë dhe më të bashkuar, të shtyrë nga pasioni dhe dashuria e palëkundur që ndajmë për atdheun tonë të dashur”, është shprehur Krasniqi.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...