Sanksionet e BE-së larguan investitorët e huaj nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 30 December 2023
Situata e pafavorshme politike dhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndikuan pothuajse në çdo sektor.
E goditjen më të madhe sipas ekspertëve të fushës, po thuhet se e mori ekonomia.
Sipas tyre, qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin e imazhit, përndryshe do të humb shumë investitorë të huaj.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
“Ne si Odë e Ekonomisë jemi munduar që Kosovën ta prezantojmë si ambient të mirë për biznes në mediat botërore dhe jemi duke shfrytëzuar udhëheqjen e Odave të Ballkanit perëndimor për promovime. Edhe me Odat ekonomike të BE-së kemi arritur t’i mbajmë mbi 17 organizime. I fundit ishte kur i patëm mbi 100 kompani prezentë në Kosovë prej Turqisë”.
Se sanksionet që i merr Kosova nga vendet e tjera ndikojnë në shtimin e investitorëve të huaj e thotë edhe Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Agim Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve
“Me sanksione është duke iu dëmtuar imazhi i vendit duke sjellë mosnjohje politike. Po ashtu Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe këto janë pasojë e dobësimit të politikës së jashtme të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtar”.
E për ish-kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliun, gjendja viteve te fundit eshte mjeruese.
Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i OEK
“Ajo çka është duke ndodhur viteve të fundit është një mjerim që ka katandisur Kosovën, por besoj që efekti i masave do të reflektohet dhe do jetë një goditje e madhe për imazhin e Kosovës, është fakt që në Kosovë përfundimisht opozita është inerte dhe është fati i Qeverisë Kurti që ai nuk e ka një Albin Kurti në opozitë”.
Sipas ekspertëve, qeveria duhet të përdorë miqtë e saj ndërkombëtar për heqjen e këtyre sanksioneve./T7
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...