Lajme

Vasfije Krasniqi e nderuar që u emërua e dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 30 December 2023

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se është e nderuar që është emëruar e dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

Në platformën X, ajo ka theksuar se gjithmonë do të flasë për të mbijetuarit apo mbijetuarat e dhunës seksuale, raporton Klan Kosova.

“Çfarë nderi! Faleminderit! Unë gjithmonë do të flas për të mbijetuarit”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Lajmin për emërimin e Vasfije Krasniqi-Goodman në këtë pozitë e ka bërë të ditur presidentja e vendit Vjosa Osmani.

“Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth globit”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera