Qerkini: Mos të na vajtojnë, por të zbardhin fatin e personave të zhdukur
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 29 December 2023
Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur e ka vlerësuar vitin 2023 si më të keqin ndonjëherë sa i përket çështjes së personave të zhdukur.
“Për neve mjerisht një vit kurrë më i keq jo. As vendorët as ndërkombëtarët nuk e kanë kryer detyrën që e kanë marrë”, ka theksuar Qerkini.
Ai ka thënë se është premtuar se do të punojë grupi punues, se do të punojë Komisioni qeveritar, që do të gjenden varrezat masive, se do të rinovohet Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe se do të bëhet edhe një ligj përmes të cilit do të përkrahen familjarët e personave të pagjetur, por që sipas tij nuk është bërë asgjë.
“Po flas në emër të gjithë familjarëve të personave të pagjetur, politikanët nuk janë serioz ndaj kësaj çështje, as vendorët e as ndërkombëtarët. Ata nuk e kanë brengën që e kanë familjarët”, ka shtuar Qerkini, në magazinën “Info Plus” të RTK.
Sipas tij është premtuar dhe e kanë vendosur në letër se do të bëhet prioritet çështje e personave të gjetur në Bruksel.
“Marrëveshje janë bërë vazhdimisht, por s’ka pasur lëvizje pozitive. Ngecja është tek politikanët. Dikush duhet të përgjigjet për krimet që janë bërë. Nuk ka asnjë gjë në Kosovë që nuk dihet çfarë na ka ndodhë. Nuk ka ndërkombëtar që nuk e dinë çfarë ka ndodh. Nuk kemi nevojë me na vajtuar, por me e zbardh fatin e personave të pagjetur”, ka nënvizuar Qerkini.
Mirëpo, Ditor Haliti, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore, ka theksuar se gjatë vitit që po e lëmë pas ky institut në bashkëpunim me Komisionin qeveritar për persona të zhdukur, me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, EULEX dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë pasur mjaft aktivitete gërmuese dhe zhvarruese.
“Nëse flasim me statistika kanë qenë gjithsej 22 lokacione ku kemi punuar, prej tyre 15 kanë qenë që lidhen me persona të zhdukur në luftë, sepse Instituti ofron shërbime edhe për persona që nuk lidhen me luftën. Si rezultat kemi pasur 16 gjetje, d.m.th. 16 trupa dhe 17 pjesë trupore nëpër lokacione të ndryshme. Kjo për neve ka qenë një arritje e mirë”, ka thënë Haliti.
Këto aktivitete dhe këto gjetje sipas tij janë bërë falë një pune të madhe, e cila ka filluar nga raportet analitike që janë siguruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e me të cilat më pas kanë punuar Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur.
“Po dyshojmë se nga këto gjetje së paku 12 persona janë në listën e personave të zhdukur në bazë të informatave, por për ta vërtetuar këtë duhet të priten rezultatet e ADN-së. Për fat të keq këto analiza të ADN-së marrin kohë prej 3 deri në 6 muaj, por është proces që nuk mund të përshpejtohet”, ka shtuar ai. /rtk/
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...