Lajme

Vendimi i KQZ-së për pezullim, Molliqaj: Dashakeqësi ndaj PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 27 December 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Socialdemokrate.

Ky vendim është marrë nga KQZ-ja. me arsyetimin se kjo parti, e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas vendimit ka reaguar kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj.

-Advertisement-

Molliqaj tha se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar Komisionin Qendror.

Sipas tij, pezullimi është dashakeqësi për PSD-në.

“Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera