Lajme

Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 27 December 2023

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën, mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, kabineti qeveritar do të mblidhet në ora 12:00.

Më pas, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla do të mbajnë konferencë për media.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

-Advertisement-

Zyra e Kryeministrit njofton gjithashtu se do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë, ku krahas kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera