Krasniqi kritika Aliut për mospunë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: Populli nuk është dele, mjerim për qeverinë që injoron nevojat e banorëve
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 26 December 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
“Tash po e kuptoj edhe arsyen e vërtetë për të cilën Liburn Aliu ka vendosur të bllokojë me çdo kusht punimet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicës, pasi që sipas tij Kosova është “shtet i përkohshëm”, e duke e trajtuar si të tillë nuk marrin me seriozitet as shërbimin ndaj vendit dhe popullit. Por kjo nuk do të kalojë, sepse populli nuk është dele siç e mendojnë ata. Populli e ka kuptuar të vërtetën e kësaj qeverie të turpit dhe mashtrimit dhe përgjigjen që do ta marrin në fund do të jetë goditje e papërballushme për ta”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi thotë se “Është mjerim për qeverinë e cila injoron nevojat e banorëve të kësaj zone, të cilët si rezultat i mos përfundimit të punimeve po vuajnë humbje të konsiderueshme financiare, fermerët janë të bllokuar në aksesin e tyre të nevojshëm dhe qytetarët, veçanërisht tani ata nga mërgata që edhe atë pak kohë sa po arrijnë ta kalojnë në vendlindje, po iu humb në pritje nga kolonat në rrugë”.
Postimi i saj në Facebook:
Për hir të vërtetës, më poshtë po i nxjerr edhe disa nga njofimet që z. Aliu i kishte bërë gjatë këtij viti në lidhje me këtë projekt infrastrukturor:
Në muajin mars të këtij viti Ministri Aliu, kishte njoftuar për publikimin e Njoftimit Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente në Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrje të punimeve në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi prej 9.78Km duke thënë se duhen 25 muaj për finalizimin e këtij projekti.
Ndërkohë me 8 tetor, i njëjti ministër shfaqet sërish në këtë magjistrale me një video mesazh duke thënë se tashmë është hapur njoftimi për dorëzimin e ofertave për ekzekutimin e punimeve.
E një javë më vonë, më 16 tetor sërish bën me dije se kanë hapur njoftimin për dorëzimin e ofertave, në lidhje me kryerjen e punimeve në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë.
Pra, po flasim për 7 muaj kohë diferencë dhe puna e vetme që është bërë nga ky ministër në lidhje me punimet në këtë magjistrale, janë tri pastime në faqen e tij në Facebook dhe asgjë konkrete.
Qeveri e faqës së zezë.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...