Studentët përsosin teknikat e higjienës dentare gjatë puntorisë me profesionistë mjekësor
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 24 December 2023
Në vazhdën e organizimit të Bootcamps me ekspert të industrisë në Uni-Universum International College powered by Arizona State University, në kampusin e UNI në Prishtinë, është mbajtur Puntoria për Higjienë Dentare dhe Estetikë me Dr. Rezana Saraqi-Gerguri.
Ngjarja, e zhvilluar sot, ofroi studentëve mësime të vlefshme në artin dhe shkencën e higjienes dentare, me një fokus të veçantë në arritjen e “Hollywood Smile”. Dr. Saraqi-Govori ndau ekspertizën e saj në zbardhjen dhe pastrimin e dhëmbëve, dhe fajtorët e zakonshëm pas çështjeve dentare si kariesi.
Dr. Rezana Saraci Govori është stomatologe e njohur, doktoreshë dhe trajnere në fushën e mjekësisë estetike. Deri me tani, Dr. Rezana ka më shumë se një dekadë eksperiencë pune, mirëpo, përveç përvojës së punës, ajo vazhdimisht merr pjesë në trajnime dhe kongrese nderkombëtare, në mes të shumë doktorëve të njohur nderkombëtarisht.
Studentët patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete praktike, duke i mundësuar atyre të ushtronin teknikat e higjienës dentare nën udhëzimin e Dr. Rezana Saraqi-Govori. Sesioni interaktiv lehtësoi njohurinë e mëtejshme të çështjeve delikate, duke ju mundësuar studentëve të kuptonin rëndësinë e masave parandaluese për shëndetin dentar afatgjatë.
Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmirësuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































