Lajme

Kryeministri britanik, Sunak: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 23 December 2023

Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video të publikuar në platformën “X”, ka thënë se ushtarët e tyre janë duke i bërë krenar.

Ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak.

-Advertisement-

Kujtojmë se rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, transmeton Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera