Sport

“Tifozat Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 23 December 2023

“Tifozat Kuq e Zi” festojnë sot 20-vjetorin e themelimit si tifo-grup.

Siç dihet, ky grup tifozësh shqiptarë ka organizuar një festë të madhe për ditën e sotme, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Festa do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me fillim prej orës 18:00.

Artistë të ndryshëm do të jenë prezent gjithashtu për të performuar, përfshirë Ilir Shaqiri, Enkelejda Arifi e Selami Kolonja.

TKZ kanë bërë të ditur se mbrëmja do të mbyllet me një spektakël “pyro-show”.

Kujtojmë se festa në sheshin “Skënderbej” ka një biletë hyrjeje simbolike prej 2 eurosh. Tifo-grupi shqiptar shkroi se “çdo kontribut i juaji në konsumimin e pijeve dhe artikujve të TKZ-së është ndihmë për aksionet dhe aktivitetet e grupimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera