Pas dështimit të dy trajnerëve, ky është kandidati i radhës për postin e trajnerit te Kosova
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 21 December 2023
Pas dështimit të Roberto Morenos e Andre Breitenreiter, një tjetër emër ka dalë në skenë si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
Sipas raportimeve nga shtypi turk, trajneri i njohur Senol Gunes po kërkohet nga Federata e Futbollit e Kosovës për të marrë drejtimin e përfaqësueses.
Gunesh ka marrë ofertë edhe nga Federata e Futbollit e Azerbajxhanit, por ai nuk e ka shqyrtuar akoma asnjërën prej tyre. Megjithatë, sipas raportimeve ai pritet të vendos për të drejtuar Azerbajxhanin.
“Kanë ardhur oferta nga njerëz të caktuar. Unë jam duke pritur për ftesën zyrtare, më është dashur të ulem dhe të flas në detaje. Futbolli i Azerbajxhanit është në rritje. Unë do të isha krenar që ta drejtoja këtë ekip”, kishte deklaruar Gunes para pak ditëve.
Tekniku turk nuk është përgjigjur akoma për ofertën e marrë nga FFK-ja, ani pse në Kosovë ai po shihet si trajneri i duhur.
Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një trajneri që nga shkarkimi i Primoz Glihas.
Sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, për postin e trajnerit te Kosova kanë aplikuar rreth 26 trajnerë.
Deri më tani më të përfolurit ishin Roberto Moreno dhe Andre Breitenreiter. Moreno nuk pranoi ofertën e FFK-së dhe zgjodhi ekipin e fundit në Superligën e Rusisë, ndërkaq tekniku gjerman deklaroi se lajmet për një ofertë nga FFK-ja janë thjeshtë thashetheme.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































