Serwer për rastin e Radoiçiqit: Duhet të gjykohet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 18 December 2023
Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Progresive Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhje.
Duke komentuar fitoren bindëse të Vuçiqit, Serwer thekson se fushata u zhvillua në kushtet e “kontrollit të fortë mediatik nga autoritetet dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore”, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv.
“Vuçiq ka arritur të pushtojë edhe hapësirën pro-ruse edhe atë pro-evropiane, edhe pse është shumë më afër drejtimit pro-rus sesa atij pro-evropian”, shtoi ai.
Serwer njëherit ka theksuar se Washingtoni duhet të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.
“Ata duhet të jenë shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe kur është fjala për ngjarjet e 24 shtatorit. Ata duhet t’i thonë Vuçiqit se, nëse dëshiron që (ish-nënkryetari i Listës Serbe) Milan Radoiçiq të jetë përgjegjës për ato ngjarje, atëherë duhet ta dorëzojë në Kosovë për gjykim”.
“Ata duhet të jenë shumë, shumë më të ashpër ndaj Serbisë, por deri më tani nuk kanë qenë. Dhe nuk shoh asnjë shenjë se ai do të ndryshojë mendje. Unë mendoj se ata thjesht do të vazhdojnë të shtiren”.
“Por për mua është një gjë e thjeshtë. Krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Në Kosovë ka autoritete të njohura nga Serbia në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila kërkonte edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
“Pra, nëse doni Asociacionin, duhet të përmbushni detyrimet tuaja sipas marrëveshjes së 2013-ës. Dhe kjo do të thotë se Radoiçiq të gjykohet nga autoritetet kompetente në Kosovë”.
“Marrëveshja është absolutisht e qartë, se sistemi gjyqësor i autoriteteve në Prishtinë vlen në tërë territorin e Kosovës”, shtoi ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























