Mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim vjetor, pa pagesë: Presin largimin nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 18 December 2023
Mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë – siç ua mundëson ligji – për t’u larguar nga Kosova pas 1 janarit, kur do të jetë e mundur me liberalizimin e vizave.
Kërkesa e përnjëhershme e këtyre punëtorëve të arsimit për të eksploruar fatet e tyre jashtë Kosovës mund ta godas arsimin më keq se çkado tjetër më parë.
Shifrat e sakta i posedojnë drejtoritë e arsimit, por nga shifrat që i kemi ne, janë rreth 300 punëtorë të arsimit që kanë kërkuar pushim pa pagesë një vjet”, ka konfirmuar për Albanian Post, Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës.
Kur një mësimdhënës kërkon të drejtën e pushimit vjetor pa pagesë, kjo i mundëson atij largimin për një vit pa e rrezikuar vendin e punës.
Mundësia e tillë përbën shans të mirë për ta që të hulumtojnë tregun jashtë Kosovës pa humbur mundësinë e rikthimit si arsimtar në Kosovë.
“Ajo që na shqetëson është se mbase këta 300 kanë kërkuar pushim një vit për t’u larguar nga sistemi arsimor, qoftë për t’u punësuar diku brenda Kosovës apo qoftë për të shkuar diku jashtë vendit për shkak të liberalizimit të vizave”, thotë Rrahmani, duke shprehur shqetësimin se numri mund të rritet e të shumëfishohet.
Ai i frikësohet akoma më shumë një fakti tjetër.
Çka nëse këta që largohen, akomodohen në shtete të tjera dhe largimi i tyre përbën storie suksesi për ta?
Ato tregime të rehatisë jashtë Kosove do t’u përcillen kolegëve të tyre në Kosovë dhe dëshira e të mbeturve për të replikuar suksesin e të shkuarve do ta kolapsonte fare sistemin arsimor.
“E keqja më e madhe që mund të ndodh është që kolegët të cilët i kanë këtu mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke komunikuar me këta mësimdhënës që janë larguar dhe numri i tyre mund të shtohet”, shqetësohet Rrahmani.
Halli i mësimdhënësve që po e përdorin strategjinë e largimit të përkohshëm për zbulim të mundësive jashtë sistemit arsimor e jashtë Kosovës është te fakti që nuk shohin perspektivë.
Gjendja s’është keq veç tani, ajo s’pritet të bëhet më e mirë as në të ardhmen dyshojnë ata./AlbanianPost/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































