Lajme

Kurti: E arritura më e madhe në rrafshin ndërkombëtar ishte Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 16 December 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se e arritura më e madhe e qeverisë në rrafshin ndërkombëtar sivjet ka qenë Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se në qeveritë e kaluara flitej për ndarje të Kosovës e nënshkruheshin marrëveshje të dëmshme për vendin, që sipas tij, ishin antikushtetuese e antiligjore, e për të cilat tha se Serbia edhe sot insiston që të zbatohen.

“Në dialogun në Bruksel s’kam pasur e s’kam vështirësi që s’janë trashëgimi e tyre. Por me qeverinë e VV-së, ne kemi arritur një marrëveshje të re që flet për integritetin territorial të Kosovës, si shtet sovran dhe i barabartë dhe të cilën Serbia po refuzon ta nënshkruajë dhe mundohet vazhdimisht që t’i ik, madje këtë javë edhe zyrtarisht e me shkrim, siç e pamë nga Brukseli”, tha Kurti.

-Advertisement-

Në letrën e Serbisë që ia ka dërguar BE-së thuhet që Serbia s’do e pranojnë dokumentin e Marrëveshjes së Ohrit me njohjen e pavarësisë së Kosovës në kuadër të atij dokumenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera