Salihu: Ndarja e buxhetit për komuna u bë me lidhje politike – Qeveria për dikë u tregua nënë për dikë njerkë
Autori: Gazeta inFokus
20:54 | 15 Dhjetor 2023
Në emisonin për ekonominë “EURO n’7” është diskutuar buxheti i vitit 2024 i cili është votuar vetëm nga pozita, ndërsa opozita e ka quajtur si buxhet politik i partisë në pushtet.
Rreth ndarjes së buxhetit edhe shoqëria civile ka pasur vërejtjet e saj, pasi instituti GAP ka prezantuar tabela ku tregohet pjesa më e madhe e buxhetit dhe projekteve të ministrive ka shkuar në katër komunat që udhëhiqen nga LVV.
Bekim Salihu analist i politikave në Institutin GAP ka thënë se nga 21 milionë eurot për projekte të reja, 13 milionë kanë shkuar në katër komunat që udhëhiqen nga LVV, ndërsa gjitha komunat e tjera kanë marrë 8 milionë euro.
Sipas analizës së Institutit GAP kjo ndarje është bërë edhe për shkak të lidhjeve politike që këto katër komuna, Podujeva, Shtimja, Gjilani e Kamenica, kanë me qeverinë qendrore.
Ndarja e tillë e buxhetit sipas Salihut nuk paraqet shkelje ligjore ngase është në diskrecionin e ministrive se ku ato i orientojnë politikat dhe investimet e tyre.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me shkelje ligjore por kemi të bëjmë me shkeljen e parimit ose proklamimit që e ka bërë kjo qeveri kur ka ardhur në pushtet, për shkak të njëjtit kanë premtuar se gjatë qeverisjes së tyre nuk do të ndodh ndarje politike e buxhetit. Përveç kësaj kjo qeveri ka premtuar se do të themeloj garantin e katër që do të parandalonte një ndarje të tillë buxhetore por që as kjo nuk ka ndodhur, pra lidhur me ndarjen e buxhetit janë shkelur premtimet që vet kjo qeveri ka dhënë”, ka thënë Salihu.
Në hulumtimet e mëhershme të GAP-it, sipas Salihut, është vërejtur poashtu se ndarje të tillë të buxhetit ka pasur edhe në të kaluarën por jo në këtë masë.
Nga kjo ndarje politike e buxhetit, ka komuna që nuk kanë përfituar as edhe një cent nga qeveria për projekte të reja, siç është Ferizaj, Gjakova, Skënderaj, Kaçaniku, Hani i Elezit.
“Ndarja të tillë të buxhetit ka pasur edhe në qeverinë Mustafa, qeverinë Haradinaj edhe në qeverinë Thaçi, në përqindje nuk mund t’i referohem saktë. Hulumtimet tona kanë gjetur se edhe në të kaluarën qeveritë i kanë favorizuar komunat që kanë udhëhequr. Në qeverisjen Haradinaj edhe pse projekt nacional ka filluar projekti për ndërtimit e autostradës së Dukagjinit dhe kjo ka qenë favorizim politik poashtu. Pra ka pasur edhe në të kaluarën ndarje të tilla të buxhetit, por ndarja e fundit nuk dërgon mesazh të mirë pasi që kjo tregon se qeveria për dikan është nënë për dikë njerk”, ka thënë mes tjerash Salihu.
Në anën tjetër sipas Salihut komunat për vitin e ardhshëm do të kenë 750 milionë euro apo 100 milionë euro më shumë sesa vitin 2023.

T� tjera
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...































