Lajme

Qeveria informon qytetarët me mesazhe për rregullat e udhëtimit pa viza

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 15 December 2023

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një fushatë informimi ndaj qytetarëve të vendit në lidhje me udhëtimin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Fushata konsiston në dërgimin e një SMS tek qytetarët, ku ju thuhet se çfarë dokumentash duhet të kenë me vete gjatë udhëtimit.

Në SMS thuhet shkurtimisht: “Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”.

-Advertisement-

Përveç SMS-it, aty kanë bashkëngjitur edhe një link me pyetjet më të shpeshta për këtë proces dhe përgjigjet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera