Lajme

“As ata vetë nuk besojnë…”, Osmani komenton bojkotin e PDK-së dhe AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 15 December 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

“As ata vetë nuk besojnë në ato gjera që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithënjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”, tha ajo për RTV21.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy