Lajme

Agjencia për Informim dhe Privatësi, qytetarëve: Kujdes nga faqet e rreme online në emër të bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 13 December 2023

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë kujdes pasi janë raportuar faqe të rreme në rrjete sociale në emër të bizneseve.

AIP thekson se këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme.

Lexoni të plotë njoftimin:

-Advertisement-

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar shqetësime nga bizneset e ndryshme (kontrolluesit) rreth krijimit të faqeve të rreme online në emër të këtyre bizneseve. Këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme.

Ju lutem që të jeni të kujdesshëm dhe të ndiqni këto udhëzime:

Verifikoni burimin e informacionit, duke u siguruar që informacioni vjen nga kanalet zyrtare të bizneseve.

Ndani të dhënat me kujdes, mos ndani të dhëna personale në faqet e dyshimta, përfshirë numrin e kartelës, numrin e telefonit apo të dhëna personale të ngjashme.

Raportoni keqpërdorimin, nëse keni qenë viktimë e këtyre mashtrimeve, raportoni ngjarjen tek bizneset reale, si dhe raportoni në Policinë e Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, është në komunikim me Policinë e Kosovës dhe zyrtarisht ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetimin e këtyre mashtrimeve të dënueshme edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera