Lajme

Prokuroria e Shtetit dhe Policia Ushtarake e FSK-së me trajnime të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 12 December 2023

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Besnik Selimi dhe zyrtaren ligjore nga Shtabi i Përgjithshëm, Albana Çeku.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim u diskutua mbi autorizimet dhe mandatin që Policia Ushtarake e ka të përcaktuar me ligj në hetimin e veprave penale, të cilat kryhen nga pjesëtarët e FSK-së, bashkëpunimin profesional dhe ligjor ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe hetuesve të Policisë Ushtarake në fazat e procedurës penale, si dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në çështjet që bien në kompetencë të institucioneve respektive.

“Kelmendi dhe Selimi diskutuan edhe për nevojën e mbajtjes së trajnimeve të përbashkëta dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet të dyja institucioneve” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera