Lajme

Fajon në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së: S’duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 11 December 2023

Nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor, tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Sllovenia mbështet fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë dhe dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë, por ne nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor”, tha Fajon.

Ajo më herët pati deklaruar se ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin dhe se pret raporte inkurajuese në samitin e dhjetorit të BE-së, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Në fund të vitit, pres raporte inkurajuese, dua të shoh fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën, presim negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë, më tej me Gjeorgjinë, dhe në këtë kontekst është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapen dhe fillojnë negociatat konkrete me një konferencë të re ndërqeveritare”, pati thënë shefja e diplomacisë sllovene.

Në fillim të nëntorit, u njoftua se Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit midis Bosnjës dhe BE-së kur të arrihet niveli i nevojshëm i përputhshmërisë me kriteret për anëtarësim.

Komisioni do t’i raportojë Këshillit të BE-së deri në mars 2024 për çdo progres, thuhet në dokumentin zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera