Rafuna i bën thirrje BQK-së të gjej zgjidhje për 2 € false: Bizneset s’kanë pajisje për verifikim
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 08 December 2023
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulëzim Rafuna i ka bërë thirrje urgjente Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që të gjej një zgjidhje për problematikën e shfaqur së fundi nga monedhat e falsifikuara dy euroshe.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna tha se kanë pranuar shumë ankesa lidhur me këto monedha, për të cilat deklaroi se puna vështirësohet edhe më shumë kur nuk ka aparaturë ose mjete që e verifikon aty për aty.
“Në rast se mbetet që çdo dy euro tash të vlerësohet sepse nuk ka aparaturë ose mjet që e dikton aty për atu. E kemi fjalët për bizneset të cilat nuk i kanë ato mjete, sepse ndoshta ekzistojnë ose nuk ekzistojnë, por biznesi nuk i ka ato mjete ose pajisje dhe kanë një presion të madh nga qytetarët, të cilët nuk janë fajtorë faktikisht për shkak se i kanë pranuar në formën e kusurit, ta quajmë kështu”, shtoi ai.
Ndërkaq Rafuna tha se vendimet e marra së fundi nga Qeveria për punësim e grave të dhunuar, janë mirëpritur nga Oda Ekonomike, duke shtuar se tashmë veçse kishin disa marrëveshje me partnerët ndërkombëtar, por edhe ata vendor.
Rafuna përmendi trajnimet dhe asisitime e zhvilluara me gra nga Fondacioni “Jahjaga” për inkuadrimin e grave në tregun e punës, raporton EO.
“Ne si Odë Ekonomike, jo vetëm për gratë e dhunuara por për të gjitha gratë tjera jemi duke punuar me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtar brenda Odes Ekonomike projekte të ndryshme, por edhe me Fondacionin Jahjaga të ish presidentes Atifete Jahjaga jemi duke punuar duke mbajtur trajnime dhe duke i asistuar gratë që të inkuadrohen sa më lehtë në tregun e punës”.
“Dihet që tashmë largimet e të rinjve nga Kosova, sipas statistikave deri në 70% janë gjinia mashkullore që janë largu dhe me largimin e gjinisë mashkullore, është hapur mundësia që të ketë sa më shumë punësime të gjinisë femërore”, deklaroi Rafuna.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































